Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Nuk jam racist

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “nuk është racist”, pasi ai ishte kritikuar se ka bërë komente vulgare për Haitin, El Salvadorin dhe disa shtete në Afrikë.

I pyetur për akuzat nga disa kritikë se ai është racist, mbrëmë presidenti Trump u tha gazetarëve se “jo, jo, unë nuk jam racist”.

“Unë jam personi më së paku racist që ju ndonjëherë e keni intervistuar”, tha Trump në klubin e tij privat të golfit në Floridë, transmeton rel.

Mediet e Shteteve të Bashkuara kanë raportuar se presidenti Trump i kishte përshkruar imigrantët nga Afrika dhe Haiti, se vijnë nga vendet “e pista” (“shithole”), gjatë një takimi me gjashtë senatorë në Shtëpinë e Bardhë më 10 janar.

Në këtë takim, senatorët e kishin shtruar çështjen e mbrojtjes për imigrantët nga Hait, El Salvadori dhe Afrika.

Edhe Trumpi kritikon Jamesin: Ndoshta ai është racist Futboll 21 o. më parë Trumpi kritikon Jamesin: Ndoshta ai është racist

Trump i ka hedhur poshtë pohimet se ka bërë deklaratë të tillë, por nuk e ka elaboruar se çka ka thënë ai gjatë takimit.

Në raportet e mediave, që i kanë cituar burimet e paemëruara të afërta me takimin në Shtëpinë e Bardhë, është thënë se komentet vulgare të zotit Trump kanë hasur në kritika të ashpra në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.