Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump merr edhe një urdhër ekzekutiv, hedh poshtë rregulloren e Obamas

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të martën për të hedhur poshtë rregulloren për ndryshime klimatike nga administrata e Obamas.

Sipas administratës Trump, këto rregulla po pengonin kompanitë e naftës dhe minierave.

“Administrata ime po i jep fund luftës ndaj thëngjillit”, ka thënë Trump para se të nënshkruante dekretin.

“Me veprimin e sotëm ekzekutiv po bëj hapa historik për të larguar ndalesat në energjinë amerikane, për të ndaluar ndërhyrjen e qeverisë dhe për të ndaluar rregullat që mbysin punët”, ka thënë ai.