Presidenti amerikan, Donald Trunmp, mbrëmë në rrjetin Twitter ka shkruar se raportet e mediave se ai planifikon zëvendësimin e sekretari të shtetit, Rex Tillerson, gjatë disa javëve të ardhshme, janë “lajme të rrejshme”.
Trump tha se Tillerson “nuk largohet dhe megjithqë ne nuk pajtohemi në disa tema, unë e kam fjalën e fundit, dhe ne punojmë mirë së bashku”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo dje, Tillerson u tha gazetarëve në Washington se raportet janë “qesharake”.
Para dy ditësh, e përditshmja New York Times, duke i cituar zyrtarët e lartë qeveritarë të paidentifikuar, ka raportuar se Trump dëshiron ta zëvendësojë Tillersonin me drejtorin e agjencisë CIA, Mike Pompeo.
Gjatë një paraqitjeve në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur për raportin në New York Times, presidenti Trump është përgjigjur: “Ai është këtu. Rexi është këtu”.