Presidenti amerikan Donald Trump është kërcënuar se do t’i përgjigjet Bashkimit Europian për, siç ka theksuar ai, “politikën e tij tregtare shumë të padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, transmeton Koha.net.
Trump ka kërkuar zbatim më të rreptë të ligjeve tregtare dhe javën e shkuar ka nënshkruar ligjin për aplikimin e doganës 30 për qind për importim të pllakave solare.
“Kemi shumë probleme me Bashkimin Europian dhe kjo, nga ky qëndrim, nga qëndrimi tregtar, mund të shndërrohet në një diçka shumë të madhe”, ka thënë ai në një intervistë për shtëpinë televizive britanike ITV, përcjell al jazeera.
“Prodhimet tona nuk mund të hyjnë atje. Kjo është shumë, shumë e rëndë. E ata, megjithatë, i dërgojnë mallrat e vet te ne, pa tatim ose me shumë pak tatim. Kjo është tepër e padrejtë.”
“Ata, këtu nuk janë të vetmit. Do të mund të emërtoja shumë shtete e vende që e bëjnë po këtë gjë. Po, Bashkimi Europian është shumë i padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara. Dhe mendoj se kjo do të shkojë në dëmin e tyre”, ka përfunduar Trump.
-
Trumpi kërcënon me tarifa 100% nëse Evropa zbaton taksën mbi shërbimet digjitale
-
Trumpi i jep BE-së ultimatum për miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në
-
Trumpi thotë se BE-ja mund të përballet me tarifa 35% nëse nuk përmbush premtimet për investime
-
Trumpi kërcënon Evropën me tarifa të tjera
-
Trumpi kërcënon BE-në me tarifa të reja, paralajmëron tarifa edhe për Iphonët që prodhohen jashtë Amerikës