Uashington, 30 nëntor– Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar kryeministren britanike, Theresa May për t’u përqëndruar mbi çështjen e terrorizmit radikal islamik në Britaninë e Madhe, pas kritikave të saj ndaj publikimit të një ripostimi antimysliman në faqen zyrtare të shefit të Shtëpisë së Bardhë në Twitter të një grupi të së djathtës ekstremiste.
“Theresa , ju nuk duhet të përqendroheni tek unë, ju duhet t’i kushtoni vëmendje terrorizmit shkatërrues radikal islamik që po ndodh brenda Mbretërisë së Bashkuar. Ne jemi në rregull !” tha presidenti Trump nëpërmjet një postimi në Twitter, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.
Presidenti amerikan Trump e ripostoi edhe një herë mesazhin duke qënë se postimi i parë i adresohej një profili fals të kryeministres britanike në Twitter.