Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump fillon luftën edhe me Google

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në vazhdën e sulmeve të tij me mediat dhe kompani mediale, për siç thotë ai përhapjen e “lajmeve të rreme” tash ka nisur edhe një luftë të hapur me kompaninë e njohur gjigante, Google.

Kjo sipas Trumpit po gjeneron vetëm të dhëna që përmbajnë lajme të rreme në lidhje me të.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se rezultati i kërkimit me fjalët “Trump News” tregojnë vetëm njoftime të medieve që, sipas pikëpamjes së tij, përhapin lajme të rreme.

Në këtë mënyrë, shpjegon ai, thuajse të gjitha ngjarjet dhe njoftimet janë të këqija.

“CNN spikat mbi të gjitha! Republikanët/konservatorët dhe mediet e paanshme janë të përjashtuara. I paligjshëm?”, ka shkruar Trump.