Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka quajtur “gjeniale” urdhrat e presidentit rus, Vladimir Putin, për dërgimin e trupave në Ukrainë.
Në një emision radioje të krahut të djathtë, Trump është pyetur për përgjigjen e presidentit Joe Biden, ndaj dërgimit të forcave ushtarake ruse në Ukrainë, raporton BBC.
“Unë hyra dje dhe aty ishte një ekran televiziv dhe thashë: Ky është gjenialitet. Putini deklaron një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Ai tani po thotë: Është e pavarur, një pjesë e madhe e Ukrainës. Unë thashë: Sa e zgjuar është kjo? Ai do të hyjë brenda dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes. Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor”, ka thënë Trump.
Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin, duke përçmuar pasardhësin e tij.
“Duhet pranuar se është shumë e zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje”, ka përfunduar Trump.
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë