Vetëm pak para se të fillonte gjyqi ndaj Paul Manafort në një gjykatë amerikane, presidenti Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë në lidhje me ndërhyrjen e supozuar ruse, në zgjedhjet e 2016-ës.
“Bashkëpunimi nuk është një krim, por kjo nuk ka asnjë rëndësi, sepse nuk kemi as bashkëpunim në këtë rast”, shkroi Trump në Twitter, transmeton tch.
Presidenti amerikan u përgjigj kështu ndaj prokurorit Robert Mueller, që po heton një bashkëpunim të mundshëm të stafit të Trump, me Moskën, në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Paul Manafort është i pari nga pjesëtarët e Trumpit në fushatë, që po përballet me gjykatën. Ndaj tij janë hedhur akuza për mashtrim bankar dhe evazion fiskal, por do të hetohet edhe për lidhjet me rusët dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet amerikane.
-
Raporti i Muellerit nuk konstaton se Trumpi u përfshi në ndonjë krim, por as nuk e shfajëson atë
-
Sipas raportit të Muellerit, Trumpi nuk kishte komplot me Rusinë
-
Trump e quan të paligjshëm hetimin e prokurorit Mueller
-
Trumpi nuk pret të merret në pyetje për çështjen ruse
-
Trump mund të intervistohet në kuadër të hetimeve për Rusinë