Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike, edhe pse nuk solli prova.
“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.
Sfidues i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.
Artikuj të ngjashëm
-
CNN: Trumpi planifikon t’i keqpërdorë vonesat në vendvotime
-
Trumpi kërkon nga Supremja ta shtyjë gjyqin e tij për ndërhyrje në zgjedhje
-
Trumpi pretendon sërish se zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar
-
A do të mbajë Amerika zgjedhje të ndershme në nëntor?
-
Trumpi ndryshon qëndrim: Nuk dua të shtyhen zgjedhjet, por as të jenë të parregullta