Presidenti Donald Trump tha se imigranti uzbek i akuzuar për sulmin me kamion në Nju Jork, duke vrarë 8 persona, duhet dënuar me vdekje, por shtoi se ai nuk duhet dërguar në qendrën e Gunantanamos në Kubë, ku mbahen të dyshuar për terrorizëm.
Presidenti tha se do të donte së tepërmi që “terroristi i Nju Jorkut të mbahej në Guantanamo, por sipas statistikave, ky proces merr një kohë shumë më të gjatë” se sa shqyrtimi i çështjes së tij përmes sistemit amerikan të gjykatave, transmeton Zeri i Amerikes.
Ai tha se është më e përshtatshme që i pandehuri të mbahet në qytetin e Nju Jorkut, ku ai kreu krimin e tmerrshëm, duke shtuar se procesi gjyqësor ndaj Sayfullo Saipovit duhet të zhvillohet me shpejtësi, drejt dënimit me vdekje!”.

-
Trump kërkon që sulmuesi nga New Yorku të marrë dënim me vdekje
-
Trumpi do të kërkojë dënim me vdekje për vrasësit në Washington
-
Trumpi për ndalesën ndaj 12 vendeve: Nuk i duam ata
-
Trumpi thotë se do t’i dërgojë imigrantët ilegalë në burgun Guantanamo
-
Vrau tetë persona në New York, dënohet me 10 burgime të përjetshme plus 260 vjet