Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se përpjekja e Koresë së Veriut për lëshimin e raketës tregon mos respekt.
“Koreja e Veriut nuk i respektoi kërkesat e Kinës dhe të presidentit të saj shumë të respektuar kur lëshuan raketën, megjithëse pa sukses”, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap njoftoi lëshimin e një rakete, emrin e se cilës nuk e bënë të ditur, nga një zonë në veri të Phenianit.
Kjo raketë mund të shtojë tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së pas disa javë kërcënimesh.
Në anën tjetër, sekretari Rex Tillerson,bëri thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Koresë Veriore.
Artikuj të ngjashëm