Gjendja aktuale në Republikën Demokratike të Kongos është e tensionuar. Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën më në fund këtë muaj, pas një shtyrjeje dyvjeçare dhe vendi tani po mban frymën, në pritje të rezultateve.
Në ndërkohë, grupet e armatosura në verilindje vazhdojnë të përfitojnë nga Qeveria e paqëndrueshme dhe po i hidhen tregtisë me minerale.
Që prej vitit 2017, Deutsche Welle ka hetuar ndikimin e procesit ilegal të mihjes së arit në rajon. Kërkimet fillestare shpijnë te Obima Faustin, një përfitues që e tregon pikë e për pe gjithë tregtinë ilegale të arit që po zhvillohet në vend. Ama vetë organizimi i një interviste me të del të jetë punë e zorshme, meqë ai vazhdimisht insiston për ndryshimin e kohës dhe vendit të takimit. Më në fund, ekipi i gazetarëve të DW-së takohet me të në periferi të kryeqytetit të Ugandës, Kampala.
Minierat artizanale
Faustin – i cili është gjysmë kongolez dhe gjysmë ugandas – është i veshur fund e krye me rroba të markës së kushtueshme “Denim”. Qartazi nuk i mungon vetëbesimi. Askush në Kampala nuk di më shumë për arin sesa ai, siguron Faustini... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Tymi dhe ajri i ndotur mund ndikojnë në finalen e Botërorit
-
Thashetheme të rreme e vrasje reale – Kriza vdekjeprurëse e dezinformimit shëndetësor në Kongo
-
Birmania mban zgjedhjet e para të përgjithshme qëkur ushtria mori pushtetin
-
Presidenti i Madagaskarit paralajmëron për tentativë grushtshteti pasi ushtarët u bashkohen protestave
-
Punonjësit shëndetësorë në Kongo hyjnë në grevë mes shpërthimit të Ebolës