Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre vjet burgim për tregtarët që vranë një elefant

Gjykata në Indonezi ka dënuar pesë persona me nga tre vjet burgim për vrasjen e një elefanti dhe tregti me fildishin e tij. Gjykata në qytetin Aceh dënoi burrat për shkeljen e ligjeve që mbrojnë elefantët dhe ekosistemin e tyre.

Njëri prej tyre besohet se ia ka prerë kokën elefantit dhe është i dyshuari kryesor për tregtinë me fildishin e elefantëve. Ai është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 3 mijë e 400 dollarëve.

Katër persona të tjerë janë identifikuar si tregtarë të fildishit. Ata janë dënuar me tre vjet burgim dhe me gjobë prej 6 mijë e 900 dollarësh.

Policia indoneziane ka bërë të ditur se elefanti ishte gjetur në muajin korrik. Pas hetimeve policore u zbulua se elefanti ishte helmuar pastaj i ishte prerë koka. I dënuari kryesor ka pranuar se gjatë vitit 2017 ka tentuar të vrasë pesë elefantë duke i helmuar. Ka thënë se në dy raste ka dalë i suksesshëm.

Në shtatë vjetët e fundit janë gjetur të vrarë 46 elefantë nga Sumatra, që janë specie në zhdukje.