Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur pas sulmit me thikë në Belgjikë

Të mërkurën pasdite janë vrarë tre persona pas sulmit me thikë në një restorant në Moresnet-Chapelle, në rajonin e Liègeit në Belgjikë, ka konfirmuar policia.

Sulmuesi është personi i tretë i vrarë. Dy viktimat tjera janë gra, transmeton Koah.net.

“Për fat të keq sot pas mesdite ndodhi drama në Moresnet-Chapelle” ka thënë zëdhënësi për zonën Thierry Wimmer, transmeton la Libre Belgique.

“Ky akt nuk ka lidhje me terrorizëm, por është i sferës private. Nuk ka rrezik për popullatën”, ka thënë ai.

Sipas dëshmitarëve, vrasësi ka qenë në shoqëri me viktimat.