Tre persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në County Donegal të Irlandës, ka bërë të ditur policia irlandeze.
Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti Applegreen në fshatin Creeslough të premten pasdite, raportoi BBC-ja të shtunën.
Një numër personash po trajtohen për lëndime.
Në një deklaratë, Spitali Universitar Letterkenny tha se kishte të bënte me "një incident serioz që përfshin njerëz të shumtë të plagosur që kërkojnë vëmendje të menjëhershme".
Spitali bëri të ditur se kishte kaluar në "gatishmëri të madhe emergjente" ndërsa u mor me incidentin.
"Ne po i bëjmë apel publikut që të mos vijnë në Departamentin e Emergjencave nëse nuk është një rast urgjent. Ju lutemi kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm ose shërbimin e doktorit TANI në radhë të parë," shtohet në deklaratë.
Shërbimet e urgjencës nga Irlanda e Veriut kanë ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.