Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kroaci, ndërsa janë regjistruar edhe 65 raste të reja, ka bërë të ditur Shtabi i Krizave i Kroacisë. Janë testuar 1489 persona në 24 orët e fundit.
Nga 855 raste aktive në Kroaci, është njoftuar se 142 janë të shtrirë në spital dhe nëntë janë në respiratorë.
Në Kroaci që nga 25 shkurti janë regjistruar gjithsej 4857 raste me COVID-19, ndërsa 136 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 3866 persona.
Artikuj të ngjashëm