Të paktën dy persona kanë vdekur nga një tornado që ndodhi përgjatë një ishulli italian.
Nëntë të tjerë janë lënduar, ndërsa vorbulla e erës përmbysi vetura dhe kulmet në vendet turistike në Pantelleria.
Katër nga të lënduarit janë në gjendje kritike, raporton BBC.
Një punëtor shpëtimi e përshkruajti skenën si “apokaliptike”.
Të lënduarit po planifikohen të dërgohen në spitale të Palermos posa kushtet atmosferike të përmirësohen.