Në një tornado të fuqishme që goditi kryeqytetin e shtetit amerikan të Misurit, Jefferson City, të paktën tre vetë vdiqën dhe shumë të tjerë u lënduan.
Shërbimi meteorologjik konfirmoi se Jefferson City u godit nga një "tornado e dhunshme" që shkaktoi dëme të mëdha materiale.
AP njofton se shumë njerëz janë të bllokuar në rrënojat e shtëpive të tyre.
Policia tha se “shumë njerëz u plagosën”, por nuk dha shifra.
Disa tornado u regjistruan në Misuri, ndër të tjera, në Joplin dhe Karl Junction.
Aktualisht, nuk ka raportime për viktimat njerëzore, por dihet se në këto vende ka shkaktuar edhe dëm material.
Artikuj të ngjashëm