Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tony Blair tregon arsyen pse po i rikthehet politikës

Ish kryeministri britanik Tony Blair ka thënë se është plotësisht i përgatitur t’i kthehet politikës.

20 vjet më parë në po këtë ditë, Britania festoi zgjedhjet nën udhëheqjen e Tony Blair nga Partia Laburiste, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot Tony Blair shënon përvjetorin e fitores në vitit 1997 ndaj John Major, me lajmin e madh që po i rikthehet politikës.

“Brexit më dha një motivim t’i rikthehem politikës”, sipas tij ai dëshiron ta shpëtojë vendin nga kthetrat e mbështetësve të kauzës për daljen nga BE.

Sipas Daily Mirror, Tony Blair ka thënë se Brexit shumë shpejt do të kthehet në një makth.

“Askush ende nuk po e kupton se si do të përfundojë ky Brexit”, ka thënë Blair me ton të ashpër.

Ndër të tjera ai ka bërë të ditur së do të përpiqet t’i japë një formë të drejtë debatit politik në vend.

Megjithëse, gjërat kanë ndryshuar shumë në vitet e fundit që ai kishte munguar në politikë, por ka pranuar që po e mundon fakti që vendi po kalon nëpër një situatë të tillë.

Pranoi edhe se nuk kishte hequr dorë as edhe një ditë të vetme të kontribuoj për vendin dhe punën që bëhet atje, por tani kërkon të bëhet edhe një herë një deputet.

Blair është kundër daljes nga Bashkimi Evropian, madje kritikon ashpër kryeministren Thereza May, duke e konsideruar këtë si një çështje që qëndron mbi interesat e aleancave partiake.