Bruksel, 11 tetor – Socialisti holandez, Frans Timmermans u regjistrua të mërkurën në garën për të pasuar drejtuesin e tij, Jean-Claude Juncker në presidencën e Komisionit Europian vitin e ardhshëm.
Timmermans, i cili është zëvendëspresidenti i Komisionit Europian sqaroi se synonte të merrte miratimin si kandidaturë nga grupi socialdemokrat europian.
”Dëshiroj të jem kandidati i socialistëve dhe demokratëve për të qenë në krye të listës së tyre në zgjedhjet europiane dhe të zgjidhem presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian”, njoftoi ai në qytetin Heerlen.
”Pikërisht ky qytet është origjina ime, aty ku u rritën prindërit e mi, aty ku kanë punuar gjyshërit e mi në minierat e qymyrit, unë i përkas këtij rajoni dhe jo Berlaymont, selisë në Bruksel të Komisionit Europian”, tha ai.