Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Time” zgjedh për Person të Vitit gazetarët dhe luftën për të vërtetën

Revista prestigjioze “Time” ka zgjedhur “The Guardians” (Mbrojtësit), një grup gazetarësh që ka qenë cak i sulmeve për punën e vet, si Personi i Vitit.

Një seri me katër ballina bardh e zi ka mbuluar revistën në atë që ajo e quan “Mbrojtësit dhe lufta për të vërtetën”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi përfshin gazetarin Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, në tetor.

Kjo është hera e parë që ky titull i dedikohet një personi të vdekur.

Një tjetër ballinë përfshin Wa Lonen dhe Kyaw Soe Oo, gazetarë të agjencisë Reuters, që u arrestuan në fund të vitit të shkuar në Mianmar teksa ishin duke punuar në raportimet për vrasjet e myslimanëve. Dy burrat akoma mbesin prapa grilave, ndërsa gratë e tyre ishin fotografuar për ballinën.

“Mbrojtësit” po ashtu përfshin edhe gazetën Capital Gazette, ku pesë të punësuar ishin vrarë nga një sulmues në qershorin e shkuar.

Ballina e katërt përmban Maria Ressan, shefen ekzekutive të uebfaqes filipinase Rappler. Ajo ishte akuzuar muajin e shkuar për evazion fiskal – një rast që mbrojtësit e fjalës së lirë e kanë quajtur si goditje nga administrata e presidentit Rodrigo Duterte për shkak të mospajtimeve.