Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson ka vlerësuar sot se veprimi ushtarak i Myanmarit kundër komunitetit mysliman në Rohingya, është një “spastrim etnik”.
Duke iu referuar “mizoritë të tmerrshme” që kanë ndodhur, Tillerson tha: “Pas një analizimi të kujdesshëm dhe të thellë të fakteve, është e qartë se situata në shtetin verior Rakhine përbën spastrim etnik kundër komunitetit rohingya”, raporton Reuters.
“SHBA-ja do të kërkojë edhe përgjegjësi përmes ligjit amerikan, përfshi edhe sanksione të ndryshme” kundër atyre personave përgjegjës për abuzimet e pretenduara, që kanë dëbuar me qindra mijëra rohingya në Bangladeshin fqinj, tha ai, transmeton koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Tillerson: Ushtria e Mianmarit përgjegjëse për krizën me Rohingya
-
OKB: Në Mianmar po bëhet spastrim etnik i myslimanëve
-
OKB-ja paralajmëron për “mizori” tjera në Birmani
-
Rohingyat në Mianmar në rrezik serioz të gjenocidit
-
BBC: Fshatrat e myslimanëve në Mianmar u shndërruan në kazerma e kampe refugjatësh