Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tilerson tha sot se Washingtoni do t’i zbutë sanksionet ndaj Rusisë, vetëm kur Moska të përmbush detyrimet, të cilat do të kontribuojnë në vendosjen e paqes.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimes nga kjo e fundit në vitin 2014, si dhe për shkak të përkrahjes që Rusia po u jep rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, të cilët po luftojnë për shkëputje nga Ukraina.
“Sanksionet e SHBA-vë mbeten në fuqi, deri sa Moska nuk pezullon veprimet që kanë shkaktuar vendosjen e sanksioneve tona”, tha Tilerson, raporton ksp.
Artikuj të ngjashëm
-
Tillerson thotë se sanksionet mbeten deri sa Rusia të mos tërhiqet nga Krimeja
-
Tillerson: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
-
Tillerson thekson “mbështetjen e fuqishme” për Ukrainën
-
Asnjë sanksion s’do ta detyrojë Rusinë të ndryshojë në raport me Ukrainën, thotë Kremlini
-
Rubio: Sanksionet nuk e kanë ndryshuar rezultatin e luftës Rusi-Ukrainë