T’ia tregosh gishtin e mesit komshiut mund të mos jetë e sjellshme, por është e mbrojtur si pjesë e të drejtës së një personi për lirinë e shprehjes nën Kushtetutën kanadeze, ka thënë një gjykatës.
Në një vendim 26-faqësh, gjykatësi Dennis Galiatsatos, e hodhi poshtë një rast kundër një burri të akuzuar për fyerje të komshiut të tij, raportoi Guardian.
“Për të qenë krejt i qartë, nuk është krim t’ia tregosh dikujt gishtin e mesit”, ka thënë ai në vendim duke shtuar se “është e drejtë e dhënë nga Zoti”.
I akuzuari, mësimdhënës dhe baba i dy fëmijëve, ishte arrestuar në maj 2021 për kërcënim dhe gjest të pahijshëm ndaj komshiut të tij në Quebec.
Gjesti “mund të mos jetë civil, mund të mos jetë e sjellshme, me edukate... megjithatë, nuk nxit përgjegjësi penale”, ka vendosur Galiatsatos.