Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thirrje për dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kongut

Aktivisti i shquar i studentëve të Hong Kongut, Joshua Wong, bëri thirrje për dorëheqjen e udhëheqëses së këtij rajoni, Carrie Lam, pasi u lirua nga burgu.

Wong, 22 vjeç, është bërë imazhi i protestave pro-demokratike në vitin 2014, të cilat kërkonin që Hong Kongu t'i zgjidhte vetë liderët e tij.

Qytetarët e Hong Kongut janë sërish në rrugë - këtë herë kundër një ligji, i cili do të lejonte ekstradimin në Kinë.

Sipas organizatorëve, mbi dy milionë njerëz protestuan të dielën, edhe pse ligji është pezulluar. Policia e vuri këtë shifër në 338,000.

Wong është burgosur në maj, nën akuza që lidheshin me përfshirjen e tij në protestat pro demokracisë, të njohura si Lëvizja Ombrella.

Edhe Botë Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e lideres së Hong Kongut

Duke folur për BBC-në, ai tha se është i gatshëm t'i "bashkohet luftës" kundër ligjit të ekstradimit dhe kërkoi që Lam të largohet, transmeton rel.

"Është koha që ajo të përfundojë karrierën e saj politike," tha Wong.

Protestuesit druajnë se ligji për ekstradimin mund ta çojë Hong Kongun nën kontroll edhe më të madh të Kinës.

Hong Kongu i është dorëzuar Kinës nga Britania, në vitin 1997.

Edhe Protestuesit në Hong Kong bëjnë thirrje për autonomi Botë Protestuesit në Hong Kong bëjnë thirrje për autonomi

Sipas parimit të ashtuquajtur "një shtet, dy sisteme", Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.

Pekini, ndërkaq, ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes.