Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thellohet kriza e COVID-19 te visonët në Danimarkë, Britania ua ndalon vizitat

Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar vizitat nga Danimarka pasi vendi ka raportuar për një shpërthim të një varianti të ri të virusit që shkakton COVID-19 në fermat e visonave.

Zhvillimi erdhi disa ditë pasi qeveria daneze njoftoi se kishte në plan të shkatërronte të gjithë ‘popullsinë e visonave’ të vendit në mënyrë që të frenonte përhapjen.

Janë mes 15 dhe 17 milionë vizona në Danimarkë, derisa popullsia njerëzore në këtë shtet qëndron rreth 5.5 milionë, raporton CNN, transmeton KOHA.

Ndalesa erdhi të dielën derisa do të thotë se udhëtarët e Danimarkës nuk mund të hyjnë në Britaninë e Madhe, thuhet në deklaratën e Qeverisë. Ndërkaq shtetasit e Britanisë që kthehen në shtëpi duhet të qëndrojnë detyrimisht dy javë në karantinë.

Kryeministri danez Mette Frederiksen tha të mërkurën se vendimi për t’i hequr minkat ishte marrë me një "zemër të thyer", por ishte e nevojshme bazuar në rekomandimin e autoriteteve shëndetësore.