Gazeta The New York Times ka identifikuar 1.000 njerëz të vdekur nga koronavirusi, teksa emrat e tyre i ka vënë në ballinë, ndërkohë që numri i vdekjeve në Amerikë i është afruar 100.000-shit.
Amerika, ku Covid-19 ka marrë më shumë jetë se kudo tjetër në botë, po i liron kufizimet, pavarësisht faktit që ekspertet kane paralajmëruar se lehtësimet e tilla do të shkaktojnë me mijëra vdekje tjera.
The New York Times e ka përpiluar listën me 1.000 emra, duke u mbështetur në përkujtimet e gazetës. Listës, të cilës ia ka kushtuar një pjesë të ballinës, ia ka vënë titullin “Numri i të vdekurve në SHBA afër 100.000, një humbje e pallogaritshme”.
Në përpjekje për të treguar se sa e rëndë është situata, gazeta prestigjioze ka shtuar: “Këta nuk janë vetëm emra në një listë. Ata ishin të gjithë ne”.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i vdekjeve në Amerikë është mbi 97.000.
“1.000 njerëzit këtu reflektojnë vetëm 1% të viktimave”, thotë gazeta.
“Asnjë nga ata nuk ishin vetëm numra”.
Edhe
50.000 të vdekur në SHBA nga COVID-19
Ekspertët thonë se numri i njerëzve që kanë vdekur nga virusi në fakt është më i lartë se sa numrat zyrtarë ngase shumë prej tyre kane vdekur në shtëpi ose nuk janë regjistruar në shifrën e përgjithshme për shkak arsyeve tjera.
Lila Fenëick, 87 vjeçe, “e para grua afro-amerikane që diplomoi në Juridik në Harvard” dhe Romi Cohn, 91 vjeçar, “që shpëtoi 56 familje hebreje nga Gestapo” janë vetëm disa nga emrat në këtë listë.
Kritikët janë duke paralajmëruar se Amerika do të goditet nga një valë e dytë edhe më vdekjeprurëse të Covid-19 gjersa po lehtësohen kufizimet.