Zjarri që ka shpërthyer në një bllok banesor në qytetin e Uraleve Ruse, Jekaterinburg, i ka lënë të vdekur tetë persona në orët e hershme të së martës, ka njoftuar Komiteti Hetimor i Rusisë.
Hetuesit nga rajoni Sverdlovsk kanë thënë se në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë. Autoritetet vendase kanë nisur hetimin e rastit të shpërthimit të zjarrit.
Ende nuk është zbardhur shkaku i tij.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se po nxjerrin leksione nga ky zjarr me qëllim që të mos përsëriten rastet e ngjashme në të ardhmen.
Zjarri është raportuar rreth orës tre të mëngjesit.
Vetëm pas një ore, zjarrfikësit ia kanë dalë ta shuajnë zjarrin, ka njoftuar Ministria rajonale e Shërbimeve Emergjente.
Artikuj të ngjashëm