Një test i shpejtë i Covid 19 që kushton vetëm 5 paundë duket se do t`i lejojë më në fund britanikët të marrin pjesë në koncerte dhe evente sportive.
Qeveria atje po përgatitet të blejë 200 milionë teste, të cilat e japin përgjigjen e infektimit brenda 15 minutash. Një rezultat negativ do të thotë se miliona njerëz do të kenë lirinë të vazhdojnë jetën si normalisht, edhe pse pa hequr dorë nga kujdesi.
Ekspertët thonë se ky mund të jetë çelësi për të shpëtuar nga kufizimet e koronavirusit. Negativet do të marrin një lloj lejekalimi, të cilin mund ta përdorin për të shkuar në teatro, kinema apo evente sportive. Shkencëtarët thonë se këto teste mund të zbulojnë tre në katër raste pozitivë të Covid-19, raporton TCh.
Saktësia e tyre shkon deri në 95% kur bëhet fjalë për persona me ngarkesë të madhe virale, e cila është pikërisht ajo që I bën njerëzit më infektues. Nga ana tjetër, bie ndjeshëm kur personat kanë nivele të ulëta të virusit në trup. Planet janë të blihen 60 milionë teste në muaj duke nisur nga janari, dhe sipas llogarive, deri në mars mars totali I testeve të siguruara do të jetë 192 milionë.
Testet janë në zemër të operacionit pilot Moonshot, me anë të të cilit synohet shpërndarja e tyre nëpër qytete e fshtatra anekënd Mbretërisë së Bashkuar me qëllimin të ndihmohet qeveria britanike në përpjekjet e saj për ta vënë pandeminë nën kontroll deri në pranverë.
-
Anglia ndalon testet PCR për personat pa simptoma të COVID-19
-
Pezullohet testimi në një laborator në Angli, rreth 43 mijë njerëz me rezultat të dyshimtë
-
Pandemia testohet me 5 mijë veta në koncertin e Liverpoolit
-
Britania i teston masat në ahengun me 3 mijë pjesëmarrës
-
Qeveria britanike nuk planifikon të ndajë nga 500 funta për secilin të prekur me koronavirus