Një burrë i humbur në male për 17 ditë pas një tërmeti në Kinën jugperëndimore është shpëtuar të enjten, shkruan BBC.
Tërmeti me magnitudë 6.6 goditi provincën Sichuan më 5 shtator, duke lënë të vdekur 93 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 400.
Gan Yu qëndroi prapa për të ndihmuar të tjerët në hidrocentralin ku ishte në detyrë, por humbi edhe vetë nën rrënoja, raportojnë mediat lokale.
Ai u gjet i gjallë nga një fshatare, por i lënduar.
Gan dhe kolegu i tij Luo Yong qëndruan prapa në hidrocentralin Wandong më 5 shtator për t’u dhënë ndihmën e parë kolegëve të lënduar dhe për të ndihmuar në parandalimin e përmbytjeve duke lëshuar ujë nga një digë.
Edhe
Dy të vdekur nga një tërmet në Kinë
Më pas ata u përpoqën të largoheshin, duke ecur për rreth 20 km në malet përreth hidrocentralit.
Por Gan, i cili mbante syze dhe i kishte humbur nga tërmeti, u përpoq të ecte për të kërkuar ndihmë. Por si ai, dhe kolegu i tij, ishin të pasuksesshëm.
Gan i lënduar nuk mundi të lëvizte, por shoku i tij Yong u nis të kërkonte ndihmë. Më 8 shtator, Yong përdori një zjarr për të tërhequr vëmendjen e shpëtimtarëve. Ai u shpëtua, por pas tre dite, shpëtimtarët shkuan në strehën e Ganit, por ai nuk u gjet aty.
Ekipet e shpëtimit menduan se ai mund të kishte vdekur nga hipotermia.
Edhe
Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve në Venezuelë
Por këtë javë, një grua nga fshati ku ndodhet hidrocentrali iu bashkua ekipit të shpëtimit dhe pas disa orësh dëgjoi të qarat e Ganit dhe e gjeti atë nën një pemë.
Gan më pas u dërgua në spital, ku po trajtohet për kocka të thyera.