Një tërmet i fuqishëm sot herët në mëngjes e ka goditur bregdetin e ishullit, Sumatra, në Indonezi.
Raportohet se dridhja është ndjerë në Singapor, që është qindra kilometra larg, me ç’rast është shkaktuar panik, transmeton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka raportuar se tërmeti me intensitet 6.4 shkallë, e kishte epiqendrën afro 74 kilometra në perëndim të qytetit bregdetar, Bengkulu.
Megjithatë, nuk është dhënë alarm për cunami.
Një zyrtar i Agjencisë për situata emergjente në qytetin Padang në Indonezi, tha se banorët lokalë ishin shqetësuar nga tërmeti.