Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mbrëmje Javan, ishulli kryesor i Indonezisë, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan (USGS).
“Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 91 kilometrash dhe të paktën një kilometër nga qyteti bregdetar i Cipatujah”, deklaroi USGS, transmeton kp.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Xhakarta, rreth 300 kilometra nga epiqendra, si dhe në qytete të tjera të Javas.
Asnjë alarm për cunami nuk është njoftuar për momentin ndërsa zëdhënësi i agjencisë së menaxhimit të katastrofave natyrore, Sutopo Purwo Nugroho njoftoi se tërmeti ka lënë një të vdekur, pas shembjes së shtëpisë në perëndim të Javas, kurse të paktën pesë persona të tjerë janë plagosur në këtë ishull.
-
Tërmeti godet sërish qytetin indonezian që e shkatërroi muajin e kaluar
-
Shkon në mbi 160 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi
-
14 të vdekur nga një tërmet në Indonezi
-
Një i vdekur si pasojë e një tërmeti prej 5,9 shkallësh të Rihterit në Indonezi
-
Një tërmet 6,6 ballë Rihter godet brigjet e Indonezisë