Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fuqishëm në Fixhi

Një tërmet me magnitudë prej 6.5 ballësh ka goditur Fixhin të martën por nuk ka kërcënim për një cunami, ka thënë Qendra e Paqësorit për Paralajmërime për Cunami (PTWC), raporton Reuters.

Dridhja, në thellësi prej 104 km, ndodhi në jug të ishullit fixhian në Paqësorin Jugor, ka thënë PTWC.