Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Mëngjesin e sotëm një tërmet prej 6.0 ballësh ka goditur edhe Greqinë.

Qendra Gjermane për Gjeoshkencë tha se ajo ishte në një thellësi prej 54 kilometrash, transmeton Koha.net.

Prona, përfshirë universitetet dhe shkollat, raportohet se janë evakuuar.

Rajoni i Ballkanit u godit nga disa tërmete të martën.

Më i fuqishmi u regjistrua në Shqipëri, ku së paku 25 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë u plagosën.

Edhe Tërmet në Shqipëri Arbëri 5 muaj më parë Tërmet në Shqipëri

Tërmeti prej 6.4 shkallësh të Richterit u regjistrua rreth 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Shumica e viktimave pësuan në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.

Shqipëria shpalli të mërkurën gjendje të jashtëzakonshme.