Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Termet i fuqishëm godet Indonezinë

Jakarta, 28 shtator – Një termet me magnitudë 6,1 shkallë ka goditur ishullin Sulavesi në Indonezi, raportojnë mediat botërore, transmeton Koha.net.

Nuk raportohet për viktima e as dëme materiale.

Sipas Gjencisë Gjeologjike Amerikane, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi 18 kilometra dhe rreth 30 kilometra në veri të qytetit Dongala.

Raportohet se nuk ka rrezik nga cunami.