Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet gjashtë ballë godet verilindjen e Iranit

Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sot verilindjen e Iranit, pranë qytetit të shenjtë të Machhadit, në jug të Iranit, njoftuan mediat.

Njoftohet për një të vdekur e shumë të lënduar, raporton Rijter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Epiqendra e tërmetit ndodhet jo shumë larg lokalitetit të Sepidsang, që ndodhet rreth 80 kilometra në juglindje të Machhadit, në një thellësi prej 10 kilometrash. Ai ndodhi në orën 06:09 GMT.

“Tërmeti u ndje në Machhad, qyteti i dytë i vendit. Ishte e tmerrshme. Kishte një zhurmë të madhe. Gjithçka lëkundej”, deklaroi një banore.

Ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri.