Një tërmet 2/6 shkallësh të Rihterit është ndier sot në mëngjes, në orën 6 e 50 minuta, në qytetin fqinj të Kosovës, Novi Pazar, bëri të ditur Enti Sizmologjik i Serbisë, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në veri të Novi Pazarit, në drejtim të malit Golija.
Tërmeti është ndier në rajonin e Novi Pazarit.
Intensiteti dhe epiqendra e tij vlerësohet në shkallën e tretë të Merkalit.
Tërmetet e këtij intensiteti nuk mund të shkaktojnë dëme në objektet e zonës së epiqendrës.
Artikuj të ngjashëm