Tension i lartë ushtarak në qiellin e Mesdheut. Një avion luftarak i Rusisë interceptoi një avion amerikan që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ngjarja është raportuar nga Flota e Gjashtë e Shteteve të Bashkuara që thekson se mjeti fluturues i Uashingtonit është shqetësuar 3 herë në vetëm 3 orë gjatë fluturimit.
Njëri nga këto afrime në distancë shumë të ngushtë është cilësuar shumë i rrezikshëm.
“Interceptimi i parë dhe i tretë ishin të sigurtë. Ndërsa i dyti jo, pasi avioni luftarak SU-35 kaloi me shpejtësi shumë të lartë përballë misionit tonë, duke vendosur kështu jetën e pilotëve dhe ekuipazhit në rrezik. Ata raportuan për turbulenca të mëdha pas interceptimit të dytë”.
Më tej flota amerikane thekson se mjeti i tyre fluturues veproi në respektim të ligjeve ndërkombëtare dhe nuk provokoi aktivitetet e Rusisë. Gjithashtu kërkon nga autoritetet e Moskës që të sillen në bazë të standardeve ndërkombëtare për të garantuar siguri dhe për parandaluar incidente të mundshme. Ndërkaq, muajin e kaluar një avion luftarak amerikan u interceptua nga 4 bombardues rusë dhe 2 avionë të tjerë luftarakë SU-35 në hapësirën ajrore të Alaskës/A2CNN.
Këto veprime mendohen të jenë një stërvitje ushtarake për një krizë potenciale por edhe mesazhe të qarta fuqie për kundërshtarët.
-
Avioni amerikan gati u takua me avionët rusë mbi Mesdhe, thanë zyrtarë të SHBA-së
-
Aeroplani ushtarak amerikan F-35 bën ulje emergjente, dyshohet se u dëmtua nga zjarri iranian
-
SHBA-ja dërgon avionë shtesë luftarakë në Lindjen e Mesme
-
Komanda amerikane ndalon bombarduesit kinezë e rusë që po operonin afër Alaskës
-
Finlanda dyshon se katër avionë luftarakë rusë e shkelën hapësirën e saj ajrore