Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Televizioni rus publikon pamjet e të dyshuarve për sulmin në Moskë

Televizioni publik rus “Channel One” ka publikuar pamje të arrestimit dhe marrjes në pyetje të katër personave të dyshuar për kryerjen e sulmit në sallën e koncerteve në Moskë të premten, ka raportuar agjencia e lajmeve Agence France-Presse.

Në video është parë edhe vetura e dëmtuar e të katër të dyshuarve.

Raportohet se ata janë kapur në një fshat në rajonin Bryansk, që është afër kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Në pamjet e incizuara gjatë natës dhe ditës, të arrestuarit flasin në rusisht.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që la të vdekur të paktën 133 persona.