Të shtëna me armë janë regjistruar në qytetin e Manchesterit, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Policia e qytetit raporton se dhjetë persona janë dërguar në spital, për shkallë të ndryshme të plagosjes nga të shtënat.
Ngjarja ndodhi disa orë pasi kishte përfunduar festa e Karnavaleve të Karaibeve, ndërsa në “Claremont Road” kishte shumë njerëz që lëviznin.
Aktualisht oficerët e policisë kanë marrë situatën nën kontroll dhe po hetojnë për të gjetur shkakun dhe autorët e ngjarjes, që mund të kishte pasoja shumë më të rënda, transmeton tch.
“Aktualisht kemi rreth 10 persona të shtruar në spital, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, shumica e tyre nuk janë në rrezik për jetën. Aktualisht po hetojmë ngjarjen, por paraprakisht mund të themi se nuk ka të dhëna për një sulm terrorist”, tha një zyrtare e policisë së Manchesterit.
-
Dy të vdekur dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë nga sulmi në Manchester
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut
-
Të paktën 12 të lënduar nga të shtënat në Kanada
-
Dhjetë të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington