Një person i armatosur ka hapur zjarr të mërkurën në zonën e oborrit të Autoritetit të Transportit Hekurudhor në Santa Clara të qarkut San Jose në Kaliforni, duke lënë të vdekur “shumë persona”, ka raportuar policia lokale.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka mbetur i vdekur dhe se vendi i ngjarjes tani konsiderohet i sigurt. Mes viktimave është raportuar se janë nëpunësit e Autoritetit të Transportit porse nuk është specifikuar numri i tyre.
Duke folur gjatë një konference për shtyp, zyrtarë të policisë kanë thënë se vendi i ngjarjes është ende duke u hetuar dhe se hollësitë e tjera do të bëhen publike më vonë.
Kryebashkiaku i San Josesë, Sam Liccardo, ka shkruar në Twitter se të dhënat “kanë rezultuar me lëndimin e disa personave porse situata është ende duke u vlerësuar”.
“Sulmuesi më nuk përbën kërcënim dhe zona është evakuuar”, ka shkruar ai.
Edhe
Sërish të shtëna në Kaliforni, tre të vdekur
Sipas raportimit të “CBS News” në San Francisco, të paktën gjashtë persona kanë vdekur porse se numri i viktimave nuk është konfirmuar nga policia.
Agjencia ka raportuar se të shtënat kanë shpërthyer gjatë një takimi të punëdhënësve për punëtorët hekurudhorë. Rasti ka nxitur mbylljen e qarkullimit të trafikut në rrugët e afërta, gjatë fluksit të shtuar të lëvizjeve në orët e hershme të ditës, sipas kohës lokale.