Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të shtëna me armë në një klub nate në Gjermani – 1 i vrarë, tre të plagosur

Një 34 vjeçar ka hapur zjarr në një klub nate në qytetin gjerman Konstanz të dielën në mëngjes, duke vrarë një person dhe duke lënduar tre të tjerë, ka thënë policia, raporton Reuters.

I dyshuari ka pësuar lëndime që mund t’i kushtojnë me jetë gjatë të shtënave me policinë jashtë klubit rreth orës 02:30, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari është dërguar në spital. Motivi i këtij rasti ende nuk dihet. Një polic po ashtu është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me të dyshuarin.

Policia ka thënë se forcat speciale komando janë vendosur në qytet dhe ende nuk dihet nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo me bashkëpunëtorë.

Të premten, një person të cilit i ishte refuzuar azili, vrau një person dhe gjashtë të tjerë i plagosi në Hamburg. Zyrtarët thanë se ai ishte një islamit i njohur për forcat e sigurisë dhe se ishte i paqëndrueshëm emocionalisht.