Isha në kuzhinë në banesën time në njërën prej pasditeve të fillimit të prillit teksa po flisja në telefon me zëdhënësin e Ramzan Kadyrovit, lideri prorus i Republikës Ruse të Çeçenisë, lidhur me raportimet se shërbimet sekrete po arrestonin dhe torturonin homoseksualë.
Hollësitë që ishin sjellë për lexuesit prej gazetës opozitare ruse “Novaya Gazeta” – se agjentët e sigurisë po i joshnin viktimat duke u shtirur si homoseksualë nëpër uebfaqe që ofronin takime – ishin jashtëzakonisht shqetësuese, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pyetja “e çuditshme”
Por grupet për të drejtat e njeriut njoftonin se këto ishin veprime populiste të nisura prej Kadyrovit për t’ua bërë qejfin konservatorëve fetarë. Aktivistët alarmonin për situatën, ani pse zyrtarët çeçenë i hidhnin poshtë të gjitha akuzat.
Zëdhënësi Alvi Karimov vazhdonte në të tijën se autoritetet nuk mund të arrestonin homoseksualë për shkak se homoseksualët nuk ekzistojnë në Çeçeni. “E thashë më parë, po e përsëris prapë, në Çeçeni nuk e kemi këtë problem”, më deklaronte Karimov në telefon... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Policia ruse rikthen në Çeçeni dy burra homoseksualë, një vit pas arratisjes
-
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov akuzon ligjvënësit rusë për komplot për ta vrarë
-
Pavel Durov quan të gabuar arrestimin e tij në Francë
-
Putini zhvillon vizitë të papritur në Çeçeni
-
Lideri çeçen takon Putinin, i ofron më shumë trupa për të luftuar në Ukrainë