Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të pavërtetat e njëpasnjëshme të Trumpit për pandeminë dhe Bidenin

Foto: Patrick Semansky / AP

Presidenti Donald Trump, çdo pasdite ka mbajtur konferenca për media. Dhe vazhdon t’i përdorë ato për të shprehur qëndrime që nuk përkojnë me të vërtetën.

Në konferencën e së mërkurës, Trumpi ka përsëritur së paku 12 qëndrime të pasakta, të cilat veçse i ka bërë më herët.

Fjala është për temat pothuajse të njëjta: pandeminë e koronavirusit, votimet me postë, Kinën dhe ish-zëvendëspresidentin, Joe Biden.

Teksa të këtilla qëndrime shpërfaq për të tjerët, për veten presidenti Trump kujdeset që të thurë lavde, pikë së pari për mënyrën e tij të menaxhimit me pandeminë, ndërsa sulmon demokratët, përfshirë kandidaten për postin e zëvendëspresidentes, Kamala Harris.

Trumpi ka deklaruar se nën administratën e Bidenit të gjithë do të pësojnë nga rritja e taksave.

Edhe Trumpi, edhe pas infektimit, vazhdon të pavërtetat për virusin Botë Trumpi, edhe pas infektimit, vazhdon të pavërtetat për virusin

“Nëse Bideni fiton, ai do t’i dyfishojë e edhe trefishojë taksat për të gjithë”, ka thënë Trumpi në konferencën për media.

E vërteta është se në planin e Bidenit parashihet rritja e taksave për të gjithë ata që fitojnë më shumë se 400 mijë dollarë në vit. Ai ka premtuar se nuk do t’i ngritë taksat për ata që fitojnë më pak, por kjo shtresë mund të ndikohet nga plani i tij për të rritur taksat e korporatave të mëdha.

Për më tepër, Trumpi gjatë kësaj jave ka thënë po ashtu ta ketë nënshkruar një urdhër, me të cilin çdo amerikani të papunë do t’i sigurohen përfitime prej 400 dollarë shtesë, shkaku i koronavirusit.

Por është fakt se amerikanët do të marrin vetëm nga 300 dollarë. Administrata ka modifikuar planin fillestar, pasi që shtetet që kanë ofruar nga 100 dollarë për të papunët të mos obligohen të paguajnë para shtesë për urdhrin e Trumpit.

Presidenti amerikan nuk është ndalur me kaq. Ai ka vazhduar me pohimet e pasakta, kur ka thënë edhe se disa shtete amerikane po ia dalin mirë në betejën ndaj koronavirusit. Për më tepër ka konstatuar se shtetet, si Florida, California dhe Arizona kanë nisur të shënojnë ulje të numrit të të infektuarve.

Edhe Trump s’po mendon pezullimin e tarifave Botë Trump s’po mendon pezullimin e tarifave

Mirëpo, e vërteta është se Florida dhe Arizona ende nuk janë në nivelin e infektimeve që kishin para muajit qershor.

Për një sërë arsyesh, numri i të infektuarve nuk ka rënë as në shtetin e Kalifornisë, ndërsa mesatarja ditore e infektimeve të reja ka vazhduar të rritet.