Mu jashtë një shumëkatësheje në verilindje të Parisit, Christian Page e kishte gjetur një vend të rehatshëm për të fjetur: aty nuk e lagte shiu, derisa tullat që kishin nisur të dilnin nga vendi bënin që ai t’i dëgjonte njerëzit kur afroheshin. Kështu, ish-kamerieri i verërave ndihej më i sigurt, derisa bëhej gati për ta kaluar natën.
Madje, aty e ndiente rehatinë e të qenit në shtëpi, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Për çdo mëngjes, roja e pallatit i sillte kafe, derisa ai bëhej gati për t’u endur nëpër rrugë.
Por papritur, një kuti betoni u paraqit në atë që e kishte bërë vend të tijin, kështu që iu desh ta gjejë një vend tjetër.
“Mbërrita një mbrëmje dhe një kuti ma kishte zënë vendin”, tregon Page. “Unë nuk jam i rrezikshëm. Kisha shumë kujdes. Nuk pati arsye”.
Pasi që mbeti i pastrehë pas divorcit dhe u dëbua më 2015, ky 45-vjeçar tashmë sa kohë është duke i përdorur rrjetet sociale për të denoncuar ato që sipas tij dhe aktivistëve janë një numër gjithnjë e më i madh i “mjeteve kundër të pastrehëve” – bankave, vazove të mëdha dhe rrethojave që pengojnë të pastrehët të vendosen në vendet publike.
Edhe
Dua Lipa përballet me paparacët në Paris
Përralla për natë të mirë
Në tërë Evropën, shumë shtete janë përballur me rritjen e numrit të të pastrehëve që nga kriza financiare e 20007-s, si rezultat i masave shtrënguese dhe rritjes së çmimit të patundshmërive.
Punëtorë, gra e madje e fëmijë – që shumë rrallë janë parë në rrugë dhjetë vjet më parë – tani janë bërë pamje e zakonshme, thonë aktivistët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)