Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një zjarr i madh përfshiu mbi 200 shtëpi në qytetin Çatogram të Bangladeshit, njoftuan autoritetet.
Zjarri shpërtheu në orët e para të 17 shkurtit, kur banorët ishin ende në gjumë, tha për Dpa Ali Ahmed, shef i Shërbimit të Zjarrit dhe Mbrojtjes Civile, transmeton rel.
Ai tha se nga ky incident po ashtu janë lënduar rreth 50 persona. Autoritetet thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.
Incidente të tilla marrin jetën e qindra personave çdo vit në Bangladesh, vend ku rregullat e sigurisë nuk respektohen sa duhet.
Mbi 1,100 punëtorë kishin humbur jetën në një fabrikë në kryeqytetin Daka më 2013, pasi ndërtesa kishte kolapsuar.
Artikuj të ngjashëm
-
16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë tekstili në Bangladesh
-
Arrin në 46 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë në Bangladesh
-
Të paktën 43 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Bangladesh
-
14 të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë shumëkatëshe në Bangladesh
-
Zjarri në Bangladesh: Mbi 40 të vrarë, qindra të plagosur