Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 90 fëmijë të vrarë në Ukrainë

Të paktën 90 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, që nisi rreth tre javë më parë.

Kështu ka bërë të ditur prokuroria e përgjithshme e Ukrainës, raporton Sky News.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolaiv dhe Zhytomyr”, ka njoftuar prokuroria.

Më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ky numër mund të jetë dukshëm më i lartë.