Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 10 të vdekur dhe 38 të lënduar nga aksidenti rrugor

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë lënduar, kur një autobus u përplas më një kamion, i cili po transportonte çimento, transmeton koha.net.

Ngjarja ka ndodhur në provincën kineze Yunnan, derisa kamioni kishte dalë nga rruga e tij, duke shkaktuar kështu aksidentin. Autoritetet kineze bëjnë të ditur se në autobus ndodheshin 49 persona në momentin kur ai u rrokullis në rrugë, kurse destinacioni i tij ishte qyteti Kunming.

Nëntë prej viktimave vdiqën në vendin e aksidentit, kurse viktima e fundit vdiq më vonë në spital. Ndërkohë, qeveria kineze ka njoftuar se ka nisur një hetim lidhur më këtë aksident tragjik.