Mijëra iranianë kanë kaluar natën jashtë në temperatura të ftohta, pasi tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.3, i la edhe pa shtëpi.
Më shumë se 450 persona kanë vdekur ndërkaq janë lënduar rreth 7,000 tjerë, transmeton Koha.net.
Të mbijetuarit, siç raporton Reuters, kanë nevojë të madhe edhe për ushqim dhe ujë.
Edhe Qeveria iraniane tani ka filluar të jap ndihmë për personat që kanë mbetur të pastrehuar.
Irani ka njoftuar edhe për ditë zie sot, ndërkaq edhe Presidenti Hassan Rouhani do të vizitojë rajonin.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në mbi 450 numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran
-
Tërmet prej 5 shkallësh të rihterit në Iran, katër të vdekur e 120 të lënduar
-
Tre të vdekur dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Iran
-
Të paktën 69 të vdekur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Iran
-
Të paktën pesë të vdekur nga tërmeti në Iran