Hamidullah Khan, lindur e rritur në Karaçi, ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç kur po përjetonte një aventurë të madhe.
Kishte pak ditë prej se ishte arratisur nga familja gjatë udhëtimit në fshatin e prejardhjes në Ladha, në krahinën veriperëndimore të distriktit të Vaziristanit Jugor në Pakistan.
I shoqëruar me një dijetar mysliman që i kishte mbajtur ligjërata – ishin takuar në një treg afër Ladhas – ai do të merrte udhë drejt një shkolle fetare në Afganistanin fqinj. Do të ndiqte atje, sikur se thotë vetë ai, edukimin fetar islamik, shkruan sot Koha Ditore.
Ishte viti 2008, dhe grupi i armatosur, “Tehreek-e-Taliban Pakistan” (TTP) po i luftonte forcat e armatosura pakistaneze prej strofullit militant në Vaziristanin Jugor, derisa talebanët afganë – sikur se edhe tash – po përballeshin me koalicionin e NATO-s nën prirjen amerikane në Afganistanin fqinj.
Luftës i duheshin ushtarë, në dy anët e kufirit.
Edhe
“S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar”
Pas dy ditësh udhëtim, Khani nisi të humbte durimin. Ata po kalonin shumicën e kohës nëpër shtigje të rrëpira malore, dhe askund nuk po shihej asnjë shkollë. Dhe krejt papritur një natë u shfaq një helikopter në qiell në afërsi të fshatit ku po mbahej kampi në krahinën lindore të Afganistanit, Khost.
Dorëzimi fatal
Disa ditë më parë, forcat e NATO-s kishin granatuar rajonin, dhe shfaqja e helikopterit kishte ngjallur panik në mesin e banorëve, të cilët kishin nisur të largoheshin prej shtëpive. Edhe Khani ia mbathi, duke shkuar në drejtim të postbllokut të parë të Ushtrisë afgane.
“Ma mori mendja se kjo ishte mundësi e artë për ta hequr qafe klerikun”, thekson ai. “Shkova te ushtari dhe i thashë se doja të kthehesha në shtëpi”.
Edhe
Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar
Dhe do të kalonin edhe gjashtë vjet të tjerë derisa do të kthehej në shtëpi në Karaçi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)